Drejtëpërsëdrejtë!

30 nëntor 2018 | 23:29

Mr. sc. Metush Zenuni

Është më shumë përgjegjësi, sesa privilegj të flasësh për jetën, të bëmat dhe rënien e dëshmorëve dhe heronjëve të kombit.

Dokumentari, i cili (s)flet, për jetën dhe rënien e veprimtarit, të burgosurit politik, Komandantit dhe heroit të kombit Agim Bajrami – ZEFI, i përgatitur nga Nusret Pllana, është edhe një dëshmi se për të përgatitur një dokumentar të përmasave kombëtare, duhet dije, vullnet dhe sakrificë. Si njohës i mirë i rrethanave kur ka jetuar dhe vepruar Agim Bajrami, dokumentarin e ndoqa me shumë kurreshtje, por duke e pasur paraprakisht një dozë frike se faktorë të ndryshmëm kanë ndikuar që ky dokumentar të mos i kënaq pritjet as përafërsisht të atyre qê folën për temën, por edhe të atyre që u njohën me personazhin e dokumentarit, heroin e kombit AGIM BAJRAMI. Fillimisht dokumentari është i fokusuar vetëm për një periudhë dy-tri vjeçare   1997-1999, duke i pamundësuar shikuesve që të dijnë më shumë për fëmijërinë e heroit, rininë e hershme, burgun, aktivitetin ilegal, etj, të cilat ishin rruga që e qoi Agimin deri te lufta çlirimtare dhe rënia në luftë me pushtuesit serb. Për këtë autori është dashur të intervistojë vëllezërit, motrat, të afërmit e heroit apo shokët dhe shoqet, të cilët janë rritur me te.

Poashtu autori i dokumentarit z. Nusret Pllana, ka gabuar shumë kur ka sakatosur intervistën time, të Shukri Bujës, Hajrush Kurtajt, Imri Ilazit, Elmi Reçicës, Adnan Asllanit, Ali Ahmetit, Isuf Sherifit, Shefket Kukës, Hisret Kyçykut, Bilall Cekës, Brahim Dalloshit, Zarije Bajramit etj, po aq sa ka gabuar rëndë që nuk ka marrë në intervistë, Komandantin Azem Syla, Fazli Veliun, Ekrem Jasharin, Bajrush Xhemajlin, Maliq Doçin, Bilall Sherifin, Tahir Hanin, Daut Rexhepin, Rufki Sumën, Ramiz Qeriqin, Xhevahir Geci, Naser Krasniqi, Skender Sopa, Haxhi Shala, Shefket Troni, Xhafer Zharku, Muhamet Malsiun, Zjadin Zenuni, Selim Fazliu, Reshat Salihaj, Nazmi Kuka, Raif Kuka, familjen Mujota, familjen Runjeva, etj.

Poashtu autori ka anashkaluar një pjesë të biografisë së heroit, duke mos intervistuar bashkë veprimtarët e tij në lëvizjen ilegale si: Berat Luzha, Hisen Shurdhani, Remzi Elezi, Esat Brajshori, Sabri Lushi, Besim Rrustemi, Bexhet Luzha, Naser Kuka, Heset Malsiu, Fatmir Salihu, Hajredin Çoçaj, Zelije Zenuni etj. Autori ka harruar ose ka anashkaluar periudhën e veprimtarisë ilegale të heroit  në LPRK dhe KMLNDJ, pas daljes nga burgu 11 korrik -16 dhjetor 1991, veprimtari e cila e detyroi të largohet nga atdheu deri në mars 1998. Mungojnë poashtu intervista me rrëfime nga vendi i ngjarjes, të cilat do ta ofronin më shumë heroin në kujtesën e popullit. Të gjitha këto do të ndikonin që dokumentari të dilte me minutazh më të gjatë, por do të kryente një amanet për heroin dhe do të skalitej më mirë vepra dhe të bëmat e tij, në mendjet e popullit dhe poashtu do tu ndihmonte më shumë studiuesve të fushave të letërsisë, historisë e artit, për të përshkruar më mirë figurën e atdhetarit, poetit, veprimtarit, luftëtarit e heroit të kombit Agim Bajrami!

Uroj të jem i gabuar!

-Autori është njohës i jetës dhe luftës së heroit të kombit Agim Bajramit – ZEFI!

Fribourg -Zvicër,

29.11.2018.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehmet Prishtina, stërnip i Hasan Prishtinës, kryeminstri i tetë i…