![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/12/marshi.jpg)
“Drejtësi për Liridonën”, nesër marsh në Tiranë
Pas vrasjes së rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili ka pranuar se ka paguar për vrasjen e Liridonës, ka ngjallur reagime të shumta.
Për këtë në Tiranë të dielën pritet të mbahet një marshim-protestë për të kërkuar “Drejtësi për Liridonën”.
Marshimi do të nisë të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.
Ndërkaq, 30 mijë euro ishte shuma që dyshohet se Naim Murseli kishte premtuar për vrasjen e saj.
Granit Plava, i cili është arrestuar si ekzekutuesi i krimit, ka deklaruar se ka marrë nga porositësi 15 mijë euro, ndërsa i është premtuar se do marrë edhe 15 mijë euro të tjera.
Për këtë krim është arrestuar edhe një anëtar i FSK-së, i cili është gjithashtu nip i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.