“Drejtësia 2020”, Tahiri diskuton me shoqërinë civile
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të shoqërisë civile me të cilët ka diskutuar për masat e parapara në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”.
Tahiri ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se . Për një qeverisje përmbajtjesore, shoqëria civile është partner vital. “Jam i nderuar që në kuadër të agjendës time si ministër i Drejtësisë, rrugëtoj bashkë me vlerësimet, rekomandimet dhe pikëpamjet e tyre”, ka shkruar Tahiri.
Postimi i plotë i tij:
Legjitimiteti dhe forca morale e politikës publike bashkëkohore derivon edhe nga konceptimi i ofertës së shoqërisë civile, si një agjens jashtëzakonisht i rëndësishëm në materializimin e shtetit ligjor. Për një qeverisje përmbajtjesore, shoqëria civile është partner vital dhe jam i nderuar që në kuadër të agjendës time si Ministër i Drejtësisë, rrugëtoj bashkë me vlerësimet, rekomandimet dhe pikëpamjet e tyre. Sot, në një mëngjes pune me përfaqësues të shoqërisë civile që kanë në fokus sundimin e ligjit, biseduam për progresin e agjendës legjislative, për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit dhe për masat që kemi paraparë në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”. Jam i vendosur që këtë partneritet rreth çështjeve që janë në interes të qytetarëve dhe Republikës, ta konkretizojmë përmes përfshirjes së rekomandimeve të tyre konkrete në përpjekjet tona të përbashkëta për fuqizimin e sundimit të ligjit.