“Drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë”

07 gusht 2022 | 12:17

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një deklaratë nga selia blu, ka akuzuar organet e drejtësisë se janë “bashkëpunëtore” në aferën e inceneratorëve.

Sipas tij, drejtësia dhe Soros i ndajnë paratë bashkë, ndërsa shtoi se po paguhet shumë në mënyrë që afera e inceneratorëve të varroset.

“Paguhet shumë për ta varrosur aferën e inceneratorëve, me të cilën kanë vjedhur 105 milion euro deri tani, dhe vijojnë çdo ditë. Jo vetëm para’ të shqiptarëve, por edhe taksapaguesve europianë. Bashkimi Europian ka dhënë 4 milionë euro për përafrim legjislacioni mjedisor përmes projekteve STEMA dhe Selea. Sapo u sinkronizuan ligjet, u hartuan Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve. Këto u injoruan dhe u vrapua pas një propozimi të pakërkuar për inceneratorë”.

“Inceneratorët bien ndesh, qoftë me strategjinë, qoftë me planin e veprimit të financuara nga Bashkimi Europian. Pesë pyetje të thjeshta për SPAK: 1. Pse u dhunua Strategjia dhe Plani Kombëtar për Menaxhimin e Mbetjeve që ishin në fuqi? 2. Pse u firmos kontrata, ndonëse APP kish sqaruar se procedura ishte e kundraligjshme? 3. Edi Ramën e zuri ndonjë hall i madh apo bëri ndonjë pazar po kaq të madh që firmosi kontratë në kundërshtim me ligjin? 4. Pse u mashtrua sikur kompania e sapokrijuar kishte eksperiencë të madhe me incenerimin? Si qëlloka që miqtë e Edi Ramës dhe Arben Ahmetajt qenkan ‘nonat e incenerimit’? 5. Çfarë halli apo pazari e detyruan Edi Ramën që gënjeu sikur u kryen 10 procedura brenda 1 dite? Këto janë pyetje shumë të thjeshta për shqiptarët, por shumë të vështira për drejtësinë e Soros. Ne kemi një përfundim: Të gjitha këto ndodhin sepse ata i ndajnë paratë së bashku”, tha ai.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht të kaluarës së errët të shekullit XX, Shqipëria është…