Drejtësia triumfon: Shukri Buja lirohet nga të gjitha akuzat nga Haga

07 nëntor 2024 | 23:20

Pas një procesi të gjatë dhe sfidues, më në fund së bashku me kolegun tim avokatin Sir Geoffrey Nice kemi arritur të lirojmë klientin, luftëtarin e lirisë, z. Shukri Buja, nga të gjitha akuzat dhe hetimet e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara në Hagë. Ky proces, i cili zgjati mbi pesë vjet, përfshiu një numër të madh seancash në prokurori dhe gjykatë, duke e vendosur klientin në një pozicion të vështirë si të dyshuar dhe dëshmitar.

Falë punës së palodhur dhe strategjive ligjore të qarta që zhvilluam së bashku me kolegun Sir Geoffrey Nice, arritëm të provojmë se akuzat ishin të pabazuara. Këtë javë, gjatë seancave në Hagë pas insistimeve të vazhdueshme, e mora konfirmimin zyrtar ku prokuroria mbylli të gjitha hetimet përfundimisht ndaj z. Buja, duke shënuar një moment të rëndësishëm për drejtësinë.

Ky është rasti i parë i mbyllur për veprat penale të krimeve të luftës të iniciaur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë. Ky është një rast i rëndësishëm për të gjithë ata që janë duke u përballur me akuza të ngjashme, dhe shpresoj që do të ndihmojë në krijimin e një rruge të qartë për ata që vazhdojnë të përballen me sfida të ngjashme në Hagë. Lufta për drejtësi është një përpjekje e vazhdueshme, dhe çdo rast që mbyllet në mënyrë të tillë është një hap përpara për të gjithë ne.

Dua të shpreh falënderimet e mia të sinqerta për z. Buja që besoj në ne, për Sir Geoffrey Nice dhe ekipin tim nga Hodaj & Partners, Law Firm për angazhimin e tyre të palodhur. Kjo fitore është rezultat i një pune të përbashkët dhe dëshmon se me përkushtim dhe profesionalizëm, drejtësia mund të triumfojë.

Me respekt,
Taulant Hodaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës…