
Drejtonte makinën me patentën e Homer Simpsonit
21 mars 2018
| 10:30
Gjatë një kontrolli rrugor në Angli, një burrë u ka treguar policëve një dokument të falsifikuar me fytyrën e verdhë të personazhit të famshëm vizatimor Homer Simpson.
Dokumenti ishte falsifikuar në mënyrë shumë të dukshme, madje edhe në fotografi ishte fytyra e verdhë e personazhit të famshëm të filmave të animuar.
Patenta false u publikua në llogarinë e “Twitter”-it të policisë së Milton Keynesit.