Drejtoresha amerikane e Peace Corps vjen në Kosovë, do ta presë presidentja
29 maj 2024
| 08:55
Drejtoresha e Korpusit për Paqe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Carol Spahn, do të qëndrojë sot në Kosovë.
Spahn do të ketë një serë takimesh të nivelit shtetëror, përfshirë edhe takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Takimi do të fillojë në orë 15:00, ka njoftuar Presidenca.
Gjatë takimit pritet të diskutohen tema për sigurinë, paqen dhe bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë – ShBA.
Dje Spahn në Shqipëri është takuar me presidentin Bajram Begaj.
Begaj përcolli urimet për palën amerikane, e cila ka shprehur angazhimin e saj për t’i mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për zgjerimin e fushës dhe ndikimit të programit të Korpusit të Paqes në vend.