Drejtoresha e Administratës në Mitrovicë po merr mbështetje të madhe në garën për asambliste

09 tetor 2021 | 18:26

Drejtoresha e Administratës në Komunën e Mitrovicës, Valmire Sylejmani, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kandidate për asambliste nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo në listën e LV-së garon me numër 25 dhe po konsiderohet si njëra nga kandidatet me mbështetje të madhe nga qytetarët e Mitrovicës.

Valmire Sylejmani ka lindur në vitin 1989, në Prishtinë. Pas përfundimit fillor dhe të mesëm në Mitrovicë, ka studiuar në Prishtinë për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në nivelin bachelor.

Ndërsa më pas ka vazhduar studimet në nivelin master, në drejtimin Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Pas diplomimit ka filluar karrierën në gazetën “Lajm”.

Valmire Sylejmani kishte funksionin e zyrtares për Integrime Evropiane në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, si dhe së fundi ushtron funksionin e drejtoreshës në Administratën e Përgjithshme në komunën e Mitrovicës.

Ajo është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje! në vitin 2010, duke qenë pjesë e shumë aktiviteteve ndërsa ka qenë kandidate për Asamble Komunale nga Lëvizja në vitin 2013.

Gjatë vitit 2020, në “Takimin e Poeteshave Shqiptare” që është mbajtur në Vushtrri, ka zënë vendin e parë.

May be an image of 1 person and text

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja, Roza Lati, e ftuar së fundmi në një intervistë…