Drejtoresha e arsimit në Gjilan: Arsimi dual po bëhet në komunën tonë
Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, ka bërë me dije se arsimi dual në këtë komunë po bëhet.
Ajo ka thënë se janë nënshkruar marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit.
“Në vazhdën e fuqizimit të bashkëpunimit nënshkruhen marrëveshjet për fillimin e pilotimit të arsimit dual për nxënësit e shkollës së mesme të Agrobiznesit të komunës sonë. Në bizneset ‘Koha Bar’, ‘Bujana’ dhe ‘Planeti’, nxënësit e kësaj shkolle do të praktikojnë atë që e mësojnë në shkollë, sepse teoria pa praktikë është e mangët dhe nuk sjell perspektivë. Faleminderit bizneseve për mundësin e bashkëpunimit dhe drejtorit të shkollës së Agrobiznesit, z. Xhelal Jetishi për angazhimin në realizimin e kësaj marrëveshje. Punët e mira nuk kanë të ndalur”, ka theksuar Demiri.