Drejtoresha e Arsimit në Mitrovicë: 38% e nxënësve nuk kanë tekste shkollore
10 shtator 2023
| 11:50
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu ka thënë se rreth 38% e nxënësve nuk kanë tekste shkollore.
Në postimin e bërë në “Facebook”, ajo thotë se mësimdhënësit nuk duhet dënuar nxënësit që nuk kanë tekste shkollore.
“Të dhënat e mbledhura nga shkollat, (përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore. Mësimdhënës, mos i dënoni nxënësit (me ndejt në një këmbë), për mungesë tekstesh”, ka shkruar Kadriu.