Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë: Nuk do të ketë punësime politike

04 maj 2022 | 12:36

Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës Besianë Musmurati, ka thënë se nuk do të ketë punësime politike në shkollat e komunës së Prishtinës.

Musmurati tha se përzgjedhja e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve do të bëhet në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe.

“Do t’iu japim fund punësimeve partiake në shkollat e Prishtinës! Jam e lumtur që për herë të parë në historinë e Komunës së Prishtinës, me kërkesën dhe iniciativën e Drejtorisë së Arsimit, drejtorët dhe zëvendës-drejtorët e shkollave tona do të përzgjidhen në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë. Me këtë, ne do të vendosim një vijë të qartë mes qeverisjes sonë në shërbim të qytetarëve dhe qeverisjeve të kaluara”.

Ajo shtoi se edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave.

“Menaxhimi i shkollave është jetik për funksionim të mirëfilltë të arsimit. Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve të Prishtinës lidhet ngushtë me mënyrën e funksionimit dhe menaxhimit të shkollave dhe çerdheve. Prandaj, e konsideruam çështje të rëndësisë parësore që procesin e emërimit të drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave ta bëjmë sa më transparent dhe gjithëpërfshirës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykatësi paraprak, Nicolas Guillou, ka marrë vendim, me anë të…