Drejtoresha e Arsimit: Për herë të parë detyrat e shtëpisë nga nxënësit do kryhen në shkollë
E ftuara e radhës në “Reel Talk me Maxhunin” nē Periskopi ka qenë nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu.
Lushaku gjatë intervistës dha detaje për mësimin gjithëditor që po mbahet në disa shkolla të kryeqytetit.
“Në kryeqytet e kemi bërë planin që këtë vit të fillojmë me 5 shkolla, deri më tani 4 kanë fillu, një fillon të hënën. Janë bërë shumë investime logjistike, investime në kuzhina, disa prej shkollave s’kanë pasur kuzhina dhe janë investuar shumë në klasat ku do mbahen aktivitetet rekreative.”
“Detyrat e shtëpisë për herë të parë bëhen në shkollë. Ideja është që t’i menaxhojmë detyrat e shtëpisë në shkollë, që nxënësit t’i përfundojnë detyrat nën përkujdesjen e mësueses. Pastaj është e lehtë për fëmijët që të mos i bartin të gjitha librat me veti. Një nga problemet kryesore në arsim janë çantat e rënda. Fëmijët kur i lënë librat në shkollë dhe i përfundojnë detyrat, kanë kohë më cilësore me prindërit”