Drejtoresha e CIA-s mund të ketë dëgjuar incizimet e vrasjes së Khashoggit
25 tetor 2018
| 12:34
Drejtoresha e CIA-a, Gina Haspel, ka dëgjuar gjatë vizitës së saj në Turqi një incizim të zërit, në të cilin dëgjohet vrasja e gazetarit saudit, Jamal
Khashoggi, i kanë thënë dy burime agjencisë së lajmeve “Reuters”.
Përfaqësuesit e CIA-s dhe inteligjencës turke nuk kanë komentuar nëse Haspel ka dëgjuar incizimet.
Arabia Saudite fillimisht ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e Khashoggit më 2 tetor, mirëpo një zyrtar saudit ka thënë më pas se vdekja e tij ka ndodhur në konsullatën saudite si rezultat i një përleshjeje.
Turqia ka hedhur poshtë përpjekjet e sauditëve për të arsyetuar vdekjen e tij me të ashtuquajturin “operacion të ashpër”, duke i kërkuar Mbretërisë Saudite të kërkojë përgjegjësit e vrasjes, që ka nxitur pakënaqësi ndërkombëtare.