Drejtoresha e DKRS-së në Gjakovë takon përfaqësuesit e OJQ-së “EGED”
Përfaqësuesit e Organizatës Joqeveritare Entrepreneurship, Growth and Economic Development – EGED, janë takuar të mërkurën me drejtoreshën e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjakovë, Saranda Hyseni.
Drejtori i OJQ-së, Liridon Zeqiri, ka shpalosur qëllimin, idetë dhe projektet që planifikon OJQ-ja “EGED”, dhe mundësitë për implementim e tyre në të ardhmen në Komunën e Gjakovës.
Ndërsa drejtoresha e DKRS-së, Saranda Hyseni, ka mirëpritur idetë inovative dhe projektet e mundshme në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sporti të kësaj OJQ-je.
Ajo ka premtuar se brenda mundësive buxhetore do të mbështes këto projekte dhe ide të cilat janë në të mirë të qytetarëve dhe rinisë në Gjakovë.
Po ashtu, drejtoresha Hyseni i ka inkurajuar të rinjtë që të merren sa më shumë me angazhime, pasi sipas saj, qeverisja aktuale lokale në Gjakovë do të jetë në krah të të rinjve dhe do t’i mbështes ata në të gjitha sferat.