Drejtoresha e ShSKUK-së viziton Klinikën e Neonatologjisë, informohet me punën në këtë klinikë
06 prill 2023
| 13:23
Drejtoresha e Përgjithshme e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, dr. Narqize Arënliu-Hoxha, me drejtor dhe stafin e klinikave të QKUK-së, ka vizituar Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u prit nga drejtoresha e kësaj klinike, dr. Hajrije Ismaili si dhe stafi shëndetësor.
Qëllimi i kësaj vizite ishte të informohet rreth punës, sfidave dhe nevojave të kësaj klinike, si dhe për të vlerësuar cilësinë e shërbimeve të ofruara nga kjo klinikë.
Gjatë takimit me stafin e Klinikës së Neonatologjisë, dr. Narqize Arënliu-Hoxha, diskutuan për përmirësimin e shërbimeve të ofruara nga kjo klinikë.