Drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno e mahnitur me investimet e “ABI Center”
Qendra Tregtare më e madhja dhe më e suksesshmja në Prizren, “ABI Center” ka pritur në një vizitë Drejtoreshën e Misionit të Agjencisë së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar, Lisa Magno.
Drejtoresha Magno është pritur nga Drejtori Gjeneral, Irfan Fusha, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Fusha e ka njoftuar për së afërmi Magnon për investimet dhe produktet të cilat i prodhon kjo kompani tashmë edhe me renome ndërkombëtare.
Si rrjedhojë Magno është shprehur e habitur me investimet vetanake që ka bërë “ABI” në përgjithësi, duke u shndërruar në një fuqi të madhe prodhuese, në shitje, menaxhim dhe punësim.
Fusha, poashtu e ka njoftuar Magnon edhe për projektin më të madh në vend, “ABi Çarshia”, i cili pritet të hapet me 15 shtator, ku edhe do të punësohen mbi 1200 punëtorë.