Drejtoresha Halimi pret në takim antropologen Janet Reineck
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka pritur sot në takim antropologen Janet Reineck dhe drejtoreshën ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës, Igballe Rogova.
Në llogarinë personale në “Facebook”, drejtoresha Halimi ka shkruar: “Kënaqësi të pres antropologen e njohur Janet Reineck dhe drejtoren ekzekutive të Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës.
Janet është një personalitet i jashtëzakonshëm dhe një mike e madhe e shqiptarëve.
Janet ka vendos të jetojë në Prishtinë si një vlerë e shtuar njerëzore e cila do ta pasurojë jetën tonë kulturore.
‘World Dance Kosova’ është projekti i saj i vallëzimit në liri, ku marrin pjesë shumë gra dhe vajza!
Prishtinases së re i premtova mbështetjen time dhe të drejtorisë për realizimin e projekteve të saj”.