Drejtoresha Hyseni tregon agjendën e aktiviteteve kulturore të muajit nëntor në Gjakovë

07 nëntor 2018 | 18:42

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës, Saranda Hyseni, ka publikuar agjendën e aktiviteteve kulturore të muajit nëntor në këtë komunë.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka paraqitur datat dhe orën e mbajtjes së këtyre aktiviteteve.

Të gjitha këto aktivitete mbështeten nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjakovës , të cilën e udhëheq drejtoresha Saranda Hyseni.

Agjenda:

10.11.2018 (e shtunë), ora 19:00 – Ansambli Popullor i këngëve dhe valleve të Shqipërisë, për herë të parë në Gjakovë. Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”.
Hyrja: 3€


17.11.2018 (e shtunë), ora 19:00 – Shfaqja teatrale e aktorit Xhevat Limani “Skënderbeu”
Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”.
Hyrja e lirë

23.11.2018 (e premte) ora 18:00 – “Lyra Fest”, festivali tashmë tradicional për fëmijë.
Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”.

28.11.2018 (e mërkurë) ora 20:00 – Ansambli “Shkëlzen Doli”.
Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”

Premiera e radhës e trupës tonë teatrale (komedi) është në përgatitje e sipër, së shpejti definohet edhe data e shfaqjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini e ka pritur…