Drejtoresha Krasniqi nënshkruan memorandum mirëkuptimi me organizatën zvicerane ‘ABSM’
Drejtoresha për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, së bashku me drejtorin e ekzekutiv për Kosovë, të organizatës zvicerane “ABSM”, Skënder Nikoliqi, sot kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që i hap rrugë bashkëpunimit mes organizatës në fjalë dhe Komunës së Malishevës, në fushën e zhvillimit profesional të nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune.
Drejtoresha Krasniqi, e ka falënderuar dhe i ka shprehur mirënjohje organizatës zvicerane “ABMS”, për përkrahjen që po i jep Malishevës, në mënyrë që së bashku t’i përgjigjemi kërkesave të tregut të punës dhe nevojës për zhvillim profesional, duke i dhënë drejtim zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit të sektorit të arsimit.
Vizitat studimore nga Kosova në Zvicër dhe anasjelltas, aktivitetet e përbashkëta në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional, zhvillimi i kapaciteteve të mësimdhënësve , këshillimi dhe orientimi, tranzicioni në vendin e punës dhe vetëpunësimi, janë disa nga pikat kyçe të kësaj, marrëveshje.
Bazuar në këtë memorandum, të gjitha trajnimet dhe këshillimet për nxënësit dhe mësimdhënësit e Komunës së Malishevës do të jenë falas.