Drejtoresha Krasniqi takon drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës
Drejtoresha për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, sot ka pritur në takim të gjithë drejtorët e shkollave të të gjitha niveleve të Komunës së Malishevës, të cilët fillimisht i ka uruar për këtë gjysëmvjetor të dytë të procesit edukativo-mësimor. Në vijimësi të këtij takimi drejtoresha Krasniqi ka kërkuar nga drejtorët e pranishëm që të jenë bashkëpunues, të angazhuar dhe përgjegjës në mbarëvajtje të punës me mësimdhënësit, nxënësit, ekipin teknik, me organet brenda shkollës, prindërit dhe me Drjetorinë për Arsim dhe Edukim.
Në këtë takim, një fjalë rasti e mbajti edhe komandanti i stacionit policor të Malishevës, Azem Krasniqi, ku i përgëzoi drejtorët e shkollave për bashkëpunim si dhe u shpreh i gatshëm që këtë bashkëpunim ta vazhdojmë edhe në të ardhmen me qëllimin më të mirë që të përkujdesemi për krijimin e një ambienti të sigurt në shkolla.
Drjetorët e shkollave shprehen kërkesa për nevojat e shkollave, por edhe drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, u shpreh e gatshme për ti përkrahur dhe kërkoi nga ta që të jenë në krye të detyrave me të cilat ngarkohen dhe të ngrisin përformancat në shkollat e tyre, si dhe u zotua për takime të rregullta të këtijë niveli.