Drejtoresha për Administratë në komunën e Prishtinës vizitoi zyrat e gjendjes civile
08 prill 2019
| 16:13
Drejtoresha për Administratë në komunën e Prishtinës, Vasilika Zotaj, ka vizituar të hënën zyrat e gjendjes civile në Ulpianë, Dardani, Taslixhe dhe te Xhamia e Llapit.
Ajo ka parë nga afër ecurinë e punës dhe shërbimet që ofrohen në këto zyre.
Sipas një njoftimi të komunës së Prishtinës, qytetarët në këto zyre mund të pajisen me të gjitha dokumentet e gjendjes civile.
/Epoka e re/