
Drejtorët e drejtorive komunale i raportojnë për punët e realizuara kryetarit Latifi
12 qershor 2023
| 13:42
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur të hënën takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale.
Mbledhja ka filluar me raportimin mujor të zyrtarit përgjegjës për Zbatimin e Planit të Integritetit në Komunën e Rahovecit, Valmir Gashi.
Si zakonisht gjatë diskutimeve, secila drejtori veç e veç si dhe shefi i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, Lendrit Qeli, raportuan për punët e javës që shkoi dhe fokusi ishte në punët që do të zhvillohen gjatë muajit qershor, ecurinë e tyre dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme gjatë procesit të punës.