Drejtorët e PDK-së në Prishtinë vizitojnë bujqit, sanojnë dëmet e vërshimeve në fshatra
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu dhe Drejtori i Bujqësisë, Plator Gërdovci si dhe asambleisti Muhamet Selmani kanë vizituar disa fshatrat Barilevë, Besi dhe Prugovc, për të parë për së afërmi dëmet e shkaktuara nga vërshimet në këto anë.
Përmes Facebook-ut, Musliu ka njoftuar se kanë filluar intervenimet për sanimin e dëmeve nē të gjitha fshatrat e Komunës së Prishtinës.
“Pas intervenimeve në fshatin Sharban, sot vazhduam me sanimin e dëmeve në Barilevë dhe nuk do të ndalemi deri në rregullimin e të gjitha fshatrave të Komunës së Prishtinës. Lidhur me këtë, së shpejti do të bëjmë edhe pastrimin dhe zgjerimin e lumenjëve dhe do të vazhdojmë vendosjen e ndriçimit publik”, ka shkruar ai.
Vizitat e tilla dhe komunikimi i bujqëve dhe fermerëve të Prishtinës me drejtorin Gërdovci, janë bërë pothuajse të zakonshme.
Ai ka kërkuar që bujqit që kanë pësuar nga vërshimet, t’i drejtojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve në Drejtorinë e Bujqësisë.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=5504784986211446&id=100000399972726&sfnsn=mo