
Drejtori i AKI-së nuk raporton para komisionit
04 prill 2018
| 10:32
Drejtori i AKI-së, Driton Gashi, nuk është paraqitur për raportim para komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Inteligjencës.
Lajmin e ka bërë me dije zëvendëskryetarja Ganimete Musliu në mbledhje të komisionit.
Ajo ka lexuar një e-mail që u është dërguar nga AKI-ja, ku thuhet se ata kanë kërkuar shtyrjen e raportimit, pasi që kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së që të bëjë një hetim, në lidhje me deportimin e gjashtë turqve që kishin leje qëndrimi në Kosovë.