Drejtori Avni Bytyçi largohet nga Ballkani
Njëri nga personat me të rëndësishëm në klubin e Ballkanit në vitet e fundit, Avni Bytyçi është larguar nga kjo skuadër. Lajmin e ka bërë të ditur vet Bytyçi për “Epokën e re”.
Ai ka thënë se nga klubi i zëmrës largohet për arsyeje personale, por gjithmonë do të jetë afër klubit të Ballkanit.
“Me ëndje dhe me mendje jam gjithmonë aty, pasi FC Ballkani është familja ime dhe nuk mund ta fshehë këtë. Në këtë klub kam kaluar momente të shkëlqyera, të këqija, kam qeshë, kam qarë, jam emocionuar dhe jam motivuar. FC Ballkani me ka dhënë gjithçka dhe gjaku im rrjedhe portokali. Kulmi i të mirave te FC Ballkani është kur vëllezërit Kabashi të njohur si ‘Cima Construction’ e privatizuan klubin me presidentin Arsim Kabashi, të cilin e falënderoj për gjithçka për besimin e dhënë. Unë gjithmonë do të jam afër dhe për gjithçka. Kam raporte të shkëlqyera, por ndarja jonë vjen si pasojë e angazhimeve tjera personale”, ka thënë Bytyçi.
/Veton ZYMBERI/