Drejtori Berisha qëndroi për vizitë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës, Eset Berisha, në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit rajonal, ka qëndruar për një vizitë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, ku u prit nga Tomislav Tuntev, drejtor i përgjithshëm dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në këtë takim u vlerësua lartë niveli i bashkëpunimit në mes të dy autoriteteve dhe u diskutuan edhe mënyra konkrete të thellimit të këtij bashkëpunimi në të ardhmen përmes këmbimit të përvojave dhe mbështetjes reciproke në fushën e operimeve, aerodromeve dhe shërbimeve të navigacionit ajror.
Drejtori Tuntev ka pranuar ftesën e drejtorit Berisha për vizitë në Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës, të cilën tha se do ta realizojë me kënaqësi.
/Epoka e re/