Drejtori i Emergjencës apelon tek prindërit: Kujdes fëmijët nga mjetet piroteknike
Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, ka apeluar prindërit që të kenë kujdes me fëmijët për festën e Vitit të Ri.
Ai ka thënë se gjatë festave fëmijët deri në 3 vjeç mund të gëlltitin ushqime të forta, ndërsa ka bërë thirrje që të bëhet kujdes me mjetet piroteknike
Festa e Vitit të Ri mbush tavolinat e familjeve me ushqime të ndryshme, disa prej të cilave mund të mos jenë të përshtatshme për fëmijët. Në natën e ndërrimit të motmoteve, duhet të shtohet vëmendja e prindërve ndaj fëmijëve sidomos deri në 3 vjeç.
Dr. Basri Lenjani, drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, thotë se gjatë festave ku në familje shërbehen ushqime të forta, fëmijët 1 deri në 3 vjeç mund të hanë ushqime që nuk arrijnë t’i përpijnë, shkruan Gazeta Shneta.
Ushqime si kikirikët, do të shkaktonin mbylljen e organeve respiratore çka në mjekësi njihet si shkaktar i vdekjes së pacientit brenda disa minutave. Lenjani tregon shenjat e mbylljes së plotë të rrugëve të frymëmarrjes.
“Mbyllja e rrugëve të frymëmarrjes mund të shfaqet befas gjatë ngrënies, ose kur fëmijët e vegjël luajnë me sende të ndryshme. Personi i aksidentuar nuk mund të marrë frymë, nuk mund të flas dhe nuk mund të kollitet. Tentohet që me aktin e frymëthithjes të largohet trupi i huaj, por s’ka sukses. Buzët dhe lëkura është e mavijosur. Nëse nuk ofrohet ndihma urgjente mjekësore, personi i aksidentuar e humb vetëdijen dhe për disa minuta vdes”, thotë mjeku.
“Fëmijët me obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes, të shkaktuar nga infeksioni, si dhe te ata ku nuk është i qartë shkaku i obstruksionit, por që akoma marrin frymë, duhet të dërgohen urgjent në qendrën emergjente”.
Bëni njërën dorë grusht. Shpëtimtari duhet të bëj 5 shtypje në bark dhe 5 goditje në shpinë në mes shpatullave, nëse kjo mënyrë nuk ka sukses, veprimi duhet të përsëritet disa herë, derisa trupi i huaj të largohet nga rrugët e frymëmarrjes. Veprimi i Heimlich-ut tek viktima e pavetëdijshme.
“Te foshnjat (fëmijët nën 1 vjet) shtypja abdominale mund të shkaktojë dëmtime abdominale, por më e preferuar është goditja interskapulare, me shtypje të toraksit, për t’i liruar rrugët respiratore nga trupat e huaj”, shpjegon Dr. Lenjani.
Më poshtë mund të shihni të ilustruar nga Dr. Lenjani, mënyrat se si duhet shpëtuar fëmijët dhe foshnjat nga gulçimi:
Drejtori i Emergjencës ka bërë thirrje poashtu që të bëhet kujdes me mjetet piroteknike. Mjeku thotë se fishekzjarrët mund të shkaktojnë verbimin tek fëmijët si dhe lëndime të rënda në duar dhe këmbë.