Drejtori i Al Nassrit flet për situatën me Ronaldon

26 dhjetor 2022 | 14:20

Cristiano Ronaldo është shumë afër transferimit në Al Nassr.

Veterani portugez ka mundësi të nënshkruajë kontratë të majme me klubin arab, ku do të paguhej 200 milionë dollarë në vit.

E për të folur për një mundësi të tillë është përkujdesur Marcelo Salazar, drejtor sportiv i klubit saudit.

“Është njëri prej më të mirëve në histori të futbollit. Ka qenë gjithmonë një shembull për mua si sportist, për dëshirën që e demonstron për të fituar. Gjithashtu, është shtetas portugez, e kam mbështetur gjithmonë. E ardhmja do të zbulohet në momentin e duhur. Do të presim, nuk jam i autorizuar për të biseduar për një temë aq të nxehtë”, ka thënë Salazar për “Flashscore”.

Ronaldo është ndarë me Manchester Unitedin në muajin nëntor pas deklaratave shokuese që i dha në dëm të klubit anglez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, ka zbuluar se mbrëmë…