Drejtori i AMMKM-së, Imer Hakaj ka pritur në takim Gjeneralin Lahi Brahimaj

03 shkurt 2024 | 00:27

Drejtori i Agjencsë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale Imer Hakaj ka pritur në takim Gjeneralin Lahi Brahimaj.

Në takimin e mbajtur sot në ambientet e AMMKM-së, Brahimaj theksoi rëndësinë e investimeve të bëra deri më tani nga agjencia në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Shqiponjës” në Jabllanicë të Gjakovës, duke shprehur kështu mirënjohjen dhe falenderimet për angazhimet e AMMKM-së e po ashtu theksoi domosdoshmërinë e investimeve në të ardhmën!

Drejtori Hakaj, falënderoj z.Brahimaj për kontributin e tij të dhënë në të kaluarën por edhe tani në kohën e shtetndërtimit dhe deklaroi që do të vazhdojë të angazhohet për promovimin e historisë së UÇK-së përmes ndërtimit të memorialëve në gjithë vendin!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Kumanova historike e heroike, në mbrëmje të 2…