Drejtori i ATK-së dhe ambasadori i Luksemburgut diskutojnë për bizneset
28 janar 2025
| 16:16
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, me të cilin kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin e mëtejshëm të institucionit tatimor.
Bashkëpunimi me Ambasadën e Luksemburgut pritet të sjellë përfitime të ndryshme institucionit të ATK-së dhe bizneseve.
Drejtori Murtezaj ka falënderuar ambasadorin për gatishmërinë për të qenë partner në rrugën drejt një administrate moderne dhe efikase.