Drejtori i ATK-së kërkon ndihmën e ministrit Tahiri për luftimin e ekonomisë joformale
25 shkurt 2019
| 16:15
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur të hënën në takim drejtorin e përgjithshëm të ATK-së, Ilir Murtezaj, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në fushën e drejtësisë.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, gjatë këtij takimi ka pohuar se ndër prioritet e institucionit që drejton do të jetë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë joformale, mirëpo sipas tij luftimi i kësaj dukuri është i pamundur të bëhet vetëm nga pjesa e përgjegjësisë së ATK-së, për këtë qëllim ai ka kërkuar përkrahje nga dikasteri i drejtësisë.
Ndërkaq ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për përkrahje të plotë për të gjitha proceset e punës që ndërlidhën me sistemin e drejtësisë.
/Epoka e re/