Drejtori i Ballkanit: Do ta mposhtim Gjilanin

22 korrik 2020 | 14:01

Drejtori i Ballkanit, Avni Bytyçi, ka thënë për “Epokën e re” se skuadra nga Suhareka është e përgatitur maksimalisht dhe se synon fitore ndaj Gjilanit.

“Për hir të së vërtetës ndeshja ndaj Gjilanit do të jetë shumë e vështirë, pasi ka një ekip të mirë sikurse që e kemi edhe ne. Është vështirë të parashikohet rezultati, por jemi optimistë se mund t’ia dalim nëse ka një referim cilësor. Ne kemi një skuadër të re dhe shumë cilësore, derisa mungesa për këtë ndeshje nuk kemi dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm që ta japim maksimumin”, ka thënë Bytyçi.

Ndeshja në mes Ballkanit dhe Gjilanit fillon në orën 17:00 dhe zhvillohet në Gjilan.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen dhjetë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë…