Drejtori i Ballkanit: Jemi gati për përballjen me Feronikelin
16 qershor 2020
| 21:01
Drejtori i skuadrës së Ballkanit, Avni Bytyçi për “Epokën e re”, ka thënë se skuadra nga Suhareka është gati për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së Kupës ndaj Feronikelit, e cila zhvillohet nesër në Drenas.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre skuadrave përfundoi 0-0.
“Dihet forca e Feronikelit, pasi është kampion në fuqi dhe meriton respekt. Ne do të udhëtojmë për rezultat pozitiv, por gjithsesi më i miri në fushë lë të fitojë. Të dyja skuadrat e meritojnë kualifikimin, por kështu e ka futbolli dhe vetëm njëra duhet të kualifikohet në finale”, ka thënë Bytyçi.
“Mungesa nuk kemi dhe trajneri Ismet Munishi ka punuar mjaftë mirë për këtë ndeshje me interes të veçantë për të dyja skuadrat”, ka shtuar Bytyçi.
(Veton ZYMBERI)