Drejtori i Barcelonës: Kloppi trajner madhështor, herët të flasim për këtë çështje

05 shkurt 2024 | 16:00

Trajneri Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në fundin e sezonit. Njësoj do të veprojë edhe Jurgen Klopp me Liverpoolin.

Në shtypin spanjoll ka filluar të qarkullojë emri i 56-vjeçarit nga Stuttgarti si trajneri i ardhshëm i skuadrës katalanase.

Në lidhje me emërimin e Kloppit në stolin e Barcelonës, Deco, drejtori sportiv i kampionëve në fuqi të Spanjës.

“Klopp është një trajner madhështor, por nuk mendoj se është momenti i duhur për të folur për këtë çështje. Kemi disa alternativa në lidhje me pasardhësin e Xavit. Do të diskutojmë më vonë rreth trajnerit tonë të ri”, u shpreh portugezi. Shumë emra përfliten, por gjermani është një ndër të preferuarit e tifozëve katalanas, të cilët shpresojnë që të jetë ai tekniku i ri i skuadrës së zemrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Suharekës, Arsim Thaqi, ka thënë se gjendja e…