Drejtori i CIA-s konfirmon vendosjen e kufizimeve për ndarjen e inteligjencës amerikane me Ukrainën

05 mars 2025 | 15:52

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, ka rikonfirmuar në mënyrë indirekte vendimin për kufizimin e ofrimit të inteligjencës amerikane në Ukrainë, por sugjeroi se ai ishte i kufizuar në fushëveprim dhe i përkohshëm me qëllimin për të detyruar palët të kthehen në negociata.

“Ajo që tha Presidenti Trump është se ai kërkoi një pauzë”.

“Siç e përmenda, presidenti Trump është presidenti i paqes, (nuk ka pasë) kurrë një luftë nën udhëheqjen e tij, (dhe) ai dëshiron t’i japë fund luftërave ekzistuese”, ka thënë ai për “Fox Business”.

Ai ka thënë se presidenti Trump kishte pikëpyetje nëse presidenti Zelenskyy ishte i përkushtuar ndaj procesit të paqes, shkruan “The Guardian”.

“Dhe ai (Trump) tha: le të pauzojmë, dua t’ju jap një shans të mendoni për këtë”.

“Dhe e patë përgjigjen që presidenti Zelensky bëri një deklaratë duke thënë, unë jam gati për paqe dhe dua që lidershipi i Donald Trump të sjellë këtë paqe. Dhe kështu mendoj në frontin ushtarak dhe atë të inteligjencës, pauza që lejoi që kjo të ndodhte, mendoj se do të largohet dhe mendoj se ne do të punojmë krah për krah me Ukrainën, pasi duhet të zmbrapsim agresionin që është atje, por (ishte e nevojshme) për ta vendosur botën në një vend më të mirë që këto negociata paqeje të ecin përpara”, ka thënë Ratcliffe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rocco Vata është ftuar nga Irlanda për ekipin e parë,…