Drejtori i Doganës jep 22 mirënjohje për oficerët doganorë

16 shkurt 2023 | 16:48

Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë drejtori i përgjithshëm sot ndau mirënjohje për 22 oficerë doganorë të cilët kanë dhënë kontribute të veçanta në performancat e tyre.

Komisioni i ngritur nga drejtori i përgjithshëm ka identifikuar oficerët doganorë të cilët gjatë tërë vitit kanë dhënë kontribut në përmbushjen e detyrave si dhe tejkalimin e tyre.

May be an image of 18 people, people standing and indoor

Drejtori i përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, ka theksuar se: “Ju jeni zgjedhur pasi që keni arritur sukses në fusha të caktuara doganore, keni dëshmuar performancë të lartë në kryerjen e detyrave si dhe përkushtim për parandalim dhe luftim të veprimeve të jashtëligjshme”

Ai ka kërkuar nga oficerët doganorë të vazhdojnë në kryerjen e detyrave me përkushtimin ashtu edhe gjatë këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 18.02.2023 Punime në…