Drejtori i ‘Don Bosko’-s nderohet nga Haziri me mirënjohje për kontributin në arsim
Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar drejtorin e shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, me rastin e përfundimit të misionit në këtë institucion.
Me këtë rast, kryetari Haziri e ka nderuar me mirënjohje Qerimin për kontributin në udhëheqjen e këtij institucioni, sikurse edhe për bashkëpunimin në kuadër të dialogut ndërfetar në Gjilan. “Don Dominiku është shembulli i njeriut që suksesin e bartë në institucion dhe komunitet të Gjilanit, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ‘Don Bosko’, por edhe në komunën e Gjilanit. E falënderoj dhe i uroj suksese edhe në të ardhmen”, ka thënë Haziri.
Ndërsa, drejtori i shkollës “Don Bosko”, Don Dominik Qerimi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për mirënjohjen dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm në disa fusha në të mirë të gjilanasve.
/Epoka e re/