![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/broja-3.jpg)
Drejtori i Evertonit: Broja rikthehet më shpejt sesa pritej
Dritë në fund të tunelit për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është jashtë prej disa javësh, por duket se rikuperimi nga dëmtimi po shkon shumë mirë. Drejtori sportiv i Everton, Kevin Thelwell, ka zbuluar se Broja do të rikthehet nga dëmtimi më herët sesa ishte parashikuar.
“Broja do të rikthehet më herët se sa pritej. Na janë dëmtuar tre sulmues shumë të mirë. Edhe Çermiti u rikthe më herët nga sa pritej. Beto bëri gjërat në mënyrë të shkëlqyer në javën e kaluar duke shënuar gola, të shohim nëse mund të shënojë ndonjë tjetër. Sulmuesit që do të rikthehen nga dëmtimet mund të dëshmojnë se janë të aftë të na ndihmojnë në fitimin e ndeshjeve”, ka thënë Thelwell.
Broja është i huazuar tek Everton nga Chelsea dhe synon të bindë drejtuesit për të blerë kartonin e tij në verë. Mbetet të shihet nëse sulmuesi do të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për ndeshjet kualifikuese të Shqipërisë në muajin mars.