Drejtori i Fenerbahçes: Kemi një ofertë 20 milionëshe për Muriqin
24 shtator 2019
| 13:03
Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi dhe Evropë. Forma e mirë e reprezentuesit të Kosovës ka bërë që shumë klube evropiane përfshi Manchester Unitedin dhe Juventusin të shfaqin interesim për shërbimet e tij.
Drejtori sportiv i klubit të Fenerbahçes, Damien Comolli, ka zbuluar se ka marrë ofertë prej rreth 20 milionë euro për Muriqin.
“Emrin e skuadrës nuk mund ta them, por mund t’iu them se oferta ka ardhur për afatin kalimtar të janarit dhe është rreth 20 milionë euro”, ka thënë Comolli.
/Epoka e re/