Drejtori i Ferrarit: Do të sjellim risi për të kaluar këtë moment krize

08 prill 2025 | 13:00

Një tjetër garë zhgënjyese për Ferrari, që në Japoni u rendit në vendin e katërt me Charles Leclerc dhe në atë të shtatë me Lewis Hamilton, rezultate që janë shumë larg me pritshmëritë që “kokëkuqja” kishte në fillim të sezonit. “Fotografia e garës së fundit tregon qartë realitetin tonë. Duhet të punojmë shumë, duke u nisur nga rezultati i garës së fundit”, ka thënë drejtori i Ferrari, Frederic Vasseur në prag të garës së ardhshme të Formula 1, këtë fundjavë në Bahrein.

“Përditësimet do të vijnë së shpejti, por përpara se t’i sjellim dhe të rrisim nivelin e performancës, ne duhet të rregullojmë problemet e balancimit në makinë. Pasi ta kemi zgjidhur këtë, do të ketë kuptim të bëjmë një hap përpara”, ka shtuar Vasseur.

Më tej, ai ka shtuar: “Do të sjellim disa risi, por të mos presim që gjithçka të kthehet përmbys brenda një dite. Ne po mundohemi të shfrytëzojmë maksimumin nga kjo makinë sepse kemi ende potencial për të nxjerrë. Kjo do të jetë sfida e dy garave të ardhshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar takimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me…