Drejtori i Ferrarit: Nuk kemi asnjë shans ta fitojmë garën e Australisë

11 mars 2020 | 11:31

Ferrari ka mbërritur në Australi, ku ditën e diel do të zhvillohet gara e parë sezonale në Formula 1.

Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, është pesimist për këtë debutim sezonal. Ai shprehet se Ferrari nuk është aq i shpejtë sa të fitojë në pistën e Melburnit: “Nuk besoj se do të jemi në gjendje të fitojmë në Australi”.

“Natyrisht se çdo makinë ka problemet e saj, disa të rikuperueshme, disa jo. Disa kanë të bëjnë me besueshmërinë, disa me gomat, disa shpejtësinë etj. Ndaj, në një garë gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Binotto. “Gjithsesi, nuk jemi aq të shpejtë për të dueluar për fitoren. Nuk fshihemi pas gishtit, ky është realiteti. Vetëm pas tri garave të para do të bëjmë një analizë të gjendjes”, ka shtuar Binotto.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti politik Ilir Ibrahimi ka bërë me dije se nëse…