
Drejtori i Hackenit: Berisha, portier i kompletuar
13 prill 2025
| 16:35
Drejtori sportiv i Hacken e ka përshkruar portierin Etrit Berishën si një portier të plotë që dominon ajrin.
“Berisha ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ai ka një CV që pak portierë në Suedi mund ta krahasojnë, dhe ishte ende portieri i parë i Shqipërisë vitin e kaluar, para Kampionatit Evropian. E mirëpresim me ngrohtësi në klub”, thotë Martin Erikson.