Drejtori i IAMN-it Fatmir Sheholli: Branimir Stojanoviq, kandidat i denjë kundër Listes Serbe!

21 gusht 2021 | 17:36

Drejtori i Institutit për afirmimin e mardhënjeve ndëretnike dhe analisti politik Fatmir Sheholli, lidhur me kandidaturen e ish zëvendes kryeministrit të qeverisë se Kosovë, Branimir Stojanoviq per kryetar komune te Graqanicës ka pohuar se eshte shume mire qe njeri prej themeluesve te Listes Serbe eshte shkëputur nga kjo liste dhe ka kandiduar si kandidate i pavarur per kryetar te Graçanices.

Sheholli ka pohuar se eshte me rendesi te madhe qe Stojanoviq e ka kuptuar realitetin në terren dhe nuk eshte bere dore e zgjatur e Serbise dhe ju ka  kundervu diktatures se Beogradit.  Sheholli shtoi se me fitoren e Stojanoviqit shqipetaret nuk do te kene probleme dhe pengesa rreth marrjeve te lejeve per ndertim te shtepive dhe projekte te tjera qe jane bere pengese per shqiptaret nga kuadrot e Listes Serbe.

Drejtori i IAMN Fatmir Sheholli deklaroi se Instituti qe ai drejton ka dhene kontribut te madh ne paraqitjen e kandidaturave qe do t’i kundervihen Listes Serbe me theks te veçant në Graçanicë, duke shtuar se pluralizmi politik te serbet e Kosoves duhet te jete vazhdimisht prezent me qellim qe te vijne ne shprehje kandidatura jo vetem si e Stojanoviqit por edhe te tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vendkalimin mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vërmicë, pala kosovare…