Drejtori i IKShPK-së: Na respektoni sepse po ua shpëtojmë jetën

11 qershor 2020 | 12:26

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadani, ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve nuk janë duke i respektuar rekomandimet për parandalimin e virusit Covid-19, dhe kjo sipas tij është duke e mbingarkuar stafin mjekësor.

Siç ka thënë Ramadani, meqë vetëm apeli për masat mbrojtëse tek qytetarët nuk është i mjaftueshëm, janë duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë që të menaxhohet situata edhe me mbikëqyrjen nga inspektorët dhe organet e rendit.

“Po e shihni se situata epidemiologjike ditëve të fundit është me raste të rritura. Edhe ekipi ynë me mundë të madh është duke e mbajtur situatën epidemiologjike… Qytetarët nuk po i mbajnë tri rregulla: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskës si dhe larjen e shpeshtë të duarve. Këto numra flasin shumëçka. Lehtësimi i masave është bërë nga njerëz shumë profesional të epidemiologëve dhe me rekomandim nga Ministria e Shëndetësisë, e cila e ka aprovuar dhe jemi duke e diskutuar bashkë që nuk mjaftojnë vetëm apelet që po bëhen, por duhet të ketë edhe një mbikëqyrje solide e inspektorateve dhe organeve të rendit”, ka thënë Ramadani.

Po ashtu, ai ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me virusin Covid-19 flet për përkeqësim të situatës.

Sipas tij, të premten qytetarët do ta kenë një manual me të gjithë udhëzuesit se si duhet të sillemi në situatën pandemike.

Ramadani ka thënë se shqetësuese është edhe gjuha fyese që po i drejtohet IKShPK-së, pasi siç ka theksuar se puna intensive dhe e mbingarkuar që po bëhet në këtë institut nuk po respektohet as nga qytetarët dhe as nga kryetarët e komunave.

“Numri i rasteve është shqetësuese, dhe më shqetësuese është kur kryetarët e komunave ankohen tek IKShPK-ja. Dikush është në kokërr shpine, e dikush punon pa ndal. Ky laborator punon pa ndal. Diagnostifikimi me ‘real time’ PCR, bëhet në procedurë të shpejt. Testi negativ apo pozitiv nuk flet asgjë për qytetarët të cilët nuk kujdesen për shëndetin e tyre. Një grykësi e paparë edhe në pandemi unë nuk kam parë… Po shajnë e ofendojnë njerëzit për vonesat e rezultateve të analizave, por nuk ka urgjencë në testim. Ata që kanë nevojë për testim duhet të planifikohen, dhe kjo shkon deri në 14 ditë. Vrapojnë si të çmendur në institucionet shëndetësore për të kryer analizat. Na respektoni se po ua shpëtojmë jetën. Na ruani, që të ju ruajmë”, ka bërë apel Ramadani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kingsley Coman nuk është aspak i shqetësuar nga zërat e…