Drejtori i Inspektoratit në Malishevë thotë se lokali ku u helmuan qytetarët punonte në kushte jo të mira
14 tetor 2023
| 08:17
Hafir Rexha, drejtor i Inspektoratit në Komunën e Malishevës, ka treguar se bashkë me policinë kanë intervistuar disa qytetarë që dyshohet se u helmuan në një lokal.
Sipas tij, dyshimet janë se mbi 61 persona janë helmuar nga konsumimi i dynerit, ndërsa specifikisht dyshimet janë tek konsumimi i vezëve.
“Dyshimet janë të mëdha edhe nga pronari për vezë, pro nuk mund ta konstatojmë tash”.
“Gjendja e pacientëve nuk është e mirë”, ka thënë ai për KlanKosova.tv.
Rexha ka theksuar se gjendja në lokalin ku janë ushqyer qytetarët nuk ka qenë e mirë.