Drejtori i Inspkcionit në Gjakovë u bën thirrje shitësve ambulantivë të shfrytëzojnë tregjet e caktuara nga komuna

02 prill 2021 | 12:18

Drejtori për Punë Inspektuese në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se sot së bashku me inspektorët e shërbimeve publike kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e trotuareve nga shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore në hapësirat publike në qytetin e Gjakovës.

Hoxha ka treguar se ky aksion është ndërmarrë pas kërkesave të shumta nga qytetarët, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për pengim të lëvizjes së lirë.

Ai ka theksuar se synojnë që bashkërisht edhe me ndihmën e shitësve ambulantivë dhe të qytetarëve të krijojnë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

“Inspektorët e shërbimeve publike do të jenë në terren për të përcjell gjendjen në këtë aspekt, që të largohet ekspozimi i mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve. Në Gjakovë janë tregjet e caktuar për shitësit që shesin mallra dhe produkte ushqimore, prandaj ne synojmë që bashkërisht edhe me ndihmën e tyre dhe të qytetarëve të krijojmë kushte sa më të mira për shitësit dhe për konsumatorët. Kjo është në të mirën e të gjithëve”, ka thënë Fazli Hoxha, drejtor për Punë Inspektuese në Gjakovë.

May be an image of 1 person, car and road

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se…