Drejtori i Institutit Pedagogjik: Në orën e historisë më shumë flasin për fenë se për lëndën mësimore
16 mars 2024
| 22:51
Drejtori i Institutit Pedagogjik, Ismet Potera, ka shprehur shqetësimin e tij rreth mbikëqyrjes së mësimdhënësve në ligjëratat e tyre, duke thënë se në disa shkolla, në orët e historisë ligjërohet për fenë islame. “Një numër i madh i mësimdhënësve në lëndën e historisë apo edhe të tjera, më shumë flasin për fenë se sa për lëndën mësimore, ka sa të duash fakte, shko në ora 12 edhe e shikoni vet. Ose në kohën e iftarit shkoni kah shkolla “Sami Frasheri”, shiheni a ka mësimdhënës apo nxënës në shkollë. Jo, mësimi përfundon pas orës 18:00, dhe në kohën e ramazanit përfundon në 5:30” – tha tutje Potera në emisionin “KallxoPernime”, në të cilin u diskutua për “Dezinformimin në shkolla”.