Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës: Pa panik!
26 nëntor 2019
| 05:31
Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.
Tërmeti ishte me magnitutë 6.4 dhe është ndjerë edhe në Kosovë.
Epiqendra e tërmetit ishte 9km në veri të Durrësit dhe 33km në perëndim të Tiranës
Dejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka reaguar i pari me një postim në llogarinë e vet në “Facebook” ku ka bërë thirrje që mos të shkaktohet panik të qytetarët.
“Ju lutemi mos krijoni panik te qytetarët, në orët e mëngjesit Shqipëria është goditur me tërmete të fuqishme dhe kjo është arsyeja që është lëkundur edhe territori i Kosovës e me gjërë”, ka shkruar Mustafa.