Drejtori i Interit: Nuk kemi çka të fshihemi, Erikseni vjen se shpejti
26 janar 2020
| 13:04
Drejtori i Interit, Beppe Marotta shpreson që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt që është e mundur pe transferimin e Christian Eriksen. Raportet e fundit sugjerojnë se një marrëveshje do të bëhet vetëm për 20 milionë, duke përfshirë bonuset dhe testet mjekësore janë caktuar për të hënën ose të martën.
“Ne nuk do të fshihemi, ju të gjithë e dini se kemi negociuar me Tottenham për disa kohë”, ka thënë Marotta.
“Kontrata e tij do të skadojë në 30 qershor, kështu që të drejtat e vetme për të cilat ne po diskutojmë janë për ato gjashtë muaj. Ne jemi optimistë dhe shpresojmë që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, veçanërisht pasi afati i transferimeve mbyllet të premten”, ka deklaruar drejtori i Interit.