Drejtori i Juventusit tregon nëse do t’i ndërpritet Pogbas kontrata
Paul Pogba ka marrë një lajm të madh, pasi iu reduktua dënimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Mesfushori francez në janar pritet të rifillojë stërvitjet, derisa në mars mund të luaj edhe zyrtarisht.
Drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli ka bërë një deklaratë për Paul Pogba , të cilit së fundmi iu reduktua ndalimi nga futbolli nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.
Ka pasur zëra që qarkullojnë që pretendojnë se Juventus do të ndërpresë kontratën e tij, por ekzekutivi i Juventusit pretendon se një vendim ende nuk është marrë, raporton Telegrafi.
“Do të marrim një vendim pas deklaratës zyrtare nga TAS”, tha shefi i Juventusit.
“Ai ishte një lojtar i madh, por ai ka qenë jashtë për një kohë të gjatë… le të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar Guintoli.